• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PAPRITUR/ Nora Malaj LARGOHET nga LSI dhe politika: E kam mbyllur misionin, nuk u votova…
Home
Politikë

E PAPRITUR/ Nora Malaj LARGOHET nga LSI dhe politika: E kam mbyllur misionin, nuk u votova…

8 June, 2021 F.autor Politikë

Ish-deputetja e LSI Nora Malaj e cila nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 25 prillit në një intervistë për Report TV deklaroi se misionin e saj në politikë e ka mbyllur.

Me këtë ka nënkuptuar se ajo do të jetë më e “tërhequr” nga politika, duke marrë një tjetër rol, atë analizues.

Pavarësish kësaj Malaj tha se nuk mund ta quajë veten të anashkaluar nga LSI, duke thënë se ndihet e vlerësuar prej saj por nuk u votua.

“Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës.

Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur. Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhëtuar misionin tim.

Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm. Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike.

E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia. Isha e 8 në listë u vlerësova dhe su votova”, tha Malaj.

Në zgjedhjet e 25 prillit LSI pësoi një rënie drastike, duke marrë 4 mandare. Humbja sipas Nora Malajt i dedikohet “patronazhistëve” dhe sistemit.

“Me një fjali  e patronazhistëve dhe gjithë sistemit që pësoi një metamorfozë. Derisa të dalë raporti i plotë çdo koment është i tepërt. Lënia e mandateve ishte një dështim.

Mendoj se ka ardhur momenti për një qasje tjetër politike. Veprimi që ndodhi, që ishte radikal, që su pëlqye nga ndërkombëtarët…

Mendoj që ka kohë pozita për të bërë reflektim. Ka marrë të gjitha pushtetet, vetëm ajri nuk e di a është i gjithpushtetshëm apo mund të na e vendosin me pikatore.

Të mos përdorë gjuhën arrogante që e pamë dhe në zgjedhjet e fundit”, shtoi ish-deputetja.

Ndërsa u pyet për senacën e nesërme plenare ku Kuvendi do të votojë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, tha se Kuvendi është nul dhe çdo vendim që ai do të marrë, është i tillë.

“Ky kuvend është nul dhe çdo veprim i tyre është nul. Në procesin që ndodh ku kuvend është kalimtar dhe e ka kaluar juridikisht aktivitetin. Çdo koment tjetër s’ka vlera”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë po ndodh me LSI? "Zhduket" Kryemadhi, largohet Malaj. Shpresa e vetme, "RIKTHIMI" Ilir Metës
Previous article ÇEKI-SHQIPËRI/ Kompanitë e basteve nuk i japin asnjë shans Kombëtares. Shikoni sa kuotohet triumfi i "Kuqezinjve"

F.autor

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT