Këngëtarja shqiptare me famë boterore që po korr suksese të jashtëzakonshme në botë me hitet dhe albumet e saj, Dua Lipa do të vije diten e neserme në Tiranë.
Burime për AlpeNews.al konfirmojnë se vizita e saj konsiston në inspektimin e një kopshti të ri që po nderton fondacioni i saj në Shqipëri.
Siç mësohet, Dua pritet të ketë nje takim edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kujtojmë se herën e kaluar që kengetarja ishte në Tiranë, Veliaj i dhuroi edhe “Çelësin e kryeqytetit”.
Arritjet për këngëtaren shqiptare nuk kanë të ndalur pasi “Future Nostalgia” është bërë albumi i parë i një artisteje femër që për gjashtë muaj me radhë qëndron pjesë e klasifikimit në top listën e njohur botërore, Billboard 200, në top 10-shen e më të mirave. (Lexo ketu)


