• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PADËGJUAR MË PARË/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “padit” në Danimarkë kryeministrin Edi Rama. Ja përgjigjia
Home
Sociale

E PADËGJUAR MË PARË/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “padit” në Danimarkë kryeministrin Edi Rama. Ja përgjigjia

23 September, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se ka kërkuar nga institucionet e shtetit danez të hetohen veprimet që çuan në shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ministrit të Drejtësisë në Danimarkë dhe Prokurorit të Përgjithshëm aty i është dërguar një kopje e kallëzimit penal që më parë ia kanë dërguar SPAK-ut.

Ndërkaq, Aleanca thotë se ka marrë përgjigje në kohë rekord nga autoritetet daneze ku i konfirmohet se “do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare”.

Postimi i Aleancës në rrjetet sociale:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG.

Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës.

Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare.

E drejta vonon, por nuk harron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Basha, ia kalon edhe OBSH-së: Nuk ka valë të dytë! Kjo që po ndodh është për faj të Ramës
Previous article "ISHTE E LEHTË PËR MUA TË ZGJIDHJA MILAN"/ Hernandez: Ishim në Ibiza dhe aty Maldini më tha se…

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT