• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
E PABESUESHME/ Mbyllet Biblioteka Laurenziana. Rrezikohet dokumenti më i rëndësishëm shqiptar
Home
Kulturë
Trashegimi

E PABESUESHME/ Mbyllet Biblioteka Laurenziana. Rrezikohet dokumenti më i rëndësishëm shqiptar

2 December, 2017 g.autor Kulturë, Libri, Trashegimi

Mbyllet Biblioteka Laurenziana në Firence, aty ku u gjet dokumenti i parë i GJUHËS SHQIPE; biblioteka ku ruhen e studiohen mijera thesare te botes mbare. Lajmi qarkullon prej muajsh në mesin e dijetarëve, por tani është zyrtare, shkruan Antonio Carioti për Corriere della Sera i cili e titullon artikullin e tij: “Firence: Ministri kursen, mbyllet biblioteka Laurenziana”.

Biblioteka Laurenziana e Firences rrezikon të dalë jashtë funksionit. Salla për studiuesit është në rrezik. Arsyeja? Shumë e thjeshtë! Ministria për Trashëgimi Kulturore dhe Aktivitete nuk paguan qiranë prej 50 mijë eurove për Curia Florentine e cila zotëron hapësirat e bazilikës së San Lorenzo.

Por kjo nuk është një bibliotekë, çfarëdo, aty gjenden rreth 11 mijë dorëshkrime të ruajtura me specifikat e tyre. Jo vetëm ato që përmbajnë veprat e Taciti, Plini, Eskili, Sofokliu, Kuintiliani, Virgili, Turcius Rufio Aproniano Asterio, por edhe kopja e vjetër e “Corpus Juris Civilis” së Justinianit. Krahas këtyre edhe një nga tre përmbledhjet e plota të dhuruara nga Cosimo Plaku Ficino që përkthejnë kodin Squarcialupi, burimin e vetëm të muzikës laike mes shekujve katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë, historitë e Guicciardini me ndërhyrje nga autori dhe autobiografi e Benvenuto Cellini.

Përveç kësaj një koleksion prej rreth 2,500 papiruseve, rezultat i fushatave italiane të gërmimit në Egjipt. Me pak fjalë, një trashëgimi dokumentare pothuajse unike, e cila duhet të jetë një krenari për Italinë. Fakti që Ministria ka shkurtuar shumën e alokuar për këtë qëllim lë për të dëshiruar. Sidomos pasi situata e pasigurisë vazhdon që nga fillimi i vitit. Kështu, nëse deri më tani salla e studimit nuk është mbyllur, kjo është vetëm falë ndjeshmërisë kishtare.

“Unë jam duke ndjekur rastin personalisht dhe të hënën do të takohem me drejtorin Rao në Romë për të shqyrtuar të gjitha aspektet. Por unë mund t’ju siguroj se dhoma e studimit do të mbetet e rëndësishme për Laurenzianën,” tha Nicola Macrì, drejtor i përgjithshëm për bibliotekat dhe institutet kulturore./ newsbomb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përmbytje në Greqi, Vjosa rrit nivelin në malet e Pindit
Previous article Përmbytjet në Vlorë, bllokohet qarkullimi në rrugën Novoselë

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT