• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përmbytje në Greqi, Vjosa rrit nivelin në malet e Pindit
Home
Sociale

Përmbytje në Greqi, Vjosa rrit nivelin në malet e Pindit

2 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Vala e motit të keq që ka goditur prej së premtes Greqinë Perëndimore ka shkaktuar probleme të mëdha.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar fryrjen e përrenjve dhe lumenjve të zonës dhe shumë prej tyre, duke përfshirë edhe lumin Aoos, siç quhet pjesa greke e lumit Vjosë, kanë përmbytur disa prej zonave pranë kufirit greko-shqiptar.

Përmbytjet kanë shkaktuat defekte tek rrjeti i ujit të pijshëm dhe ai i energjisë elektrike.
Shumë fshatra janë izoluar nga rrëshkitjet e dheut afër rrugës nacionale Janinë -Athinë në zonat e Dhodhonit, Konicës, Xhumerkës dhe Zagorit pranë kufirit shqiptar.
Ndërsa në Prevezë, ku është shkëputur një faqe e tërë kodre, zjarrfikësit kanë ndihmuar mbi 100 familje të përmbytura pas daljes nga shtrati të lumit Luru.

Në ishullin Paksus, pranë Korfuzit dhjetra shtëpi ,dyqane dhe makina janë përmbytur, ndërsa edhe ne qytetitn e Korfuzit erërat e fuqishme kanë shkulur dhjetra pemë.
Si pasojë e reshjeve të dendura janë shkaktuar përmbytje edhe rrëshkitje dheu edhe në Gadishullin e Peloponezit, ku mbi 300 familje kanë kërkuar ndihmën e reparteve të zjarrfikësve, ndërsa janë shpëtuar dhjetë persona, të cilët janë çuar në një zonë më të sigurtë .

Në gjendje alarmi ndodhen edhe organet vendore në kufijtë me Bullgarinë, pasi lumi Euro, që ndan Greqinë me Turqinë, ka arritur në nivelin e rrezikshmërisë së lartë.
Për shkak të erërave të fuqishme është ndaluar lundrimi në portet e Rafinës , Lavros dhe Kavalës. /TCH/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të shijoni të dielat e dimrit pa u mërzitur?
Previous article E PABESUESHME/ Mbyllet Biblioteka Laurenziana. Rrezikohet dokumenti më i rëndësishëm shqiptar

k.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT