E pabesueshme dhe e vërtetë – turistët janë të tmerruar! Kështu e kanë nisur artikullin mediat greke për ngjarjen që ndodhi në Sarandë ku pronari I një lokali Mihal Kokëdhima tentoi të dhunonte një familje turistesh spanjolle.
Incidenti ndodhi javën e kaluar në Shqipëri dhe u regjistrua nga një kamer e turistëve spanjollë.
Pronari i restorantit rrinte varur nga makina duke pasur një vrimë në xhamin e pare të automjeti udhëtonte me shpejtësi.
Pronari e filloi këtë veprim kur turistët spanjollë vendosën të dilnin nga lokali të pakënaqur, sepse nuk po i shërbenin.
Ndjekja e jashtëzakonshme përfundoi kur, pas disa minutash, pronari I restorantit 51-vjeçar nuk mund të mbahej më. Pak ditë më vonë pronari I restorantit u arrestua shkruajnë mediat greke raporton AlpeNews.al
/AlpeNews.al