• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E mirë dhe e shëndetshme, ju prezantojmë me bukën violë
Home
Shëndet

E mirë dhe e shëndetshme, ju prezantojmë me bukën violë

18 January, 2018 g.autor Shëndet

Ka lindur në një laborator në Singapor dhe është ngjyrë vjollcë, pasi është e pasur me antocianinë, një nga pigmentet e tretshëm me fuqi të fortë antioksidante dhe antinflamatore.Gjithashtu këshillohet për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti apo obeziteti.

Bukë vjollcë

Pavarësisht shumë studimeve që konkudojnë në rezultate të kundërta, shkencëtarët mbështesin idenë që konsumimi i rregullt i bukës së bardhë shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndryshe nga një dietë e pasur me drithëra integral. Mes të këqija që i atribuohen bukës së bardhë, është dhe risku i mbipeshës dhe i presionit të lartë të gjakut.

Superushqimet

Edhe ushqimet kanë superheronjtë e tyre, dhe bëhet fjalë për “superushqimet”, të pasur me lëndë që japin një ndikim të jashtëzakonshëm në organizmin human. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin botës bimore, këto ushqime kanë shumë veti antinflamatore dhe antioksiduese dhe luftojnë radikalet e lira. Boronicat, manaferrat goji, çaj jeshil, specat djegës, janë vetëm disa nga ushqimet me “super fuqi”, të aftë për të përmirësuar sistemin imunitar dhe të parandalojnë sëmundjet. Veçantia e këtyre ushqimeve është pasja me shumicë e antocianinës, një grup flavonoidesh të përhapur së tepërmi në mbretërinë e perimeve dhe frutave.

Ngjyra vjollcë të bën mirë

Janë pikërisht antocianinet, të cilat doktor Zhou Weibiao nga Singapori, i ka nxjerrë si ekstrakt nga orizi i zi për t’i shtuar në bukën e tij të quajtur “purple bread”. Këti pigmente janë përgjegjës për ngjyrën vjollcë në shumë ushqime, si fruta dhe perime. Por antocianinet kanë dhe një dobësi, pasi nëse gatuhen në temperaturë të lartë, humbasin disa nga vetitë e tyre. Në një intervistë të dhënë për CNN, shkencëtari ka nënvizuar që buka violë arrin të ruajë pjesën më të madhe të antocianineve, rreth 80 për qind, falë një gatimi shumë të shkurtër (8 minuta në 200 gradë celcius).

E përshtatshme për kë vuan nga diabeti apo obeziteti

Por revolucioni nuk përfundon këtu: Buka violë është ideale dhe për kë vuan nga diabeti dhe obeziteti. Amidoni pasi bie në kontakt me antocianidet provojnë një reaksion kimik që ngadalëson procesin e tretjes me 20 për qind në krahasim me bukën normale. Shpejtësia e procesit tretës është në fakt pika e dobët e ushqimeve të pasur me amidon, pasi sapo përthithet, kthehet shpejt në sheqer duke u shpërndarë në gjak me një efekt të dëmshëm për të sëmurët me diabet./shije

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mishi i sufllaqeve i paligjshëm? Ja vendimi më i fundit
Previous article Një "udhëtim" në shtëpinë ku tradicionalja ulet këmbëkryq. Zahiretë e dimrit shkojnë deri në Kalabri!

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT