• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KISHIN RRËMBYER”/ Policia jep detaje nga operacioni për riatdhesimin e 19-vjeçarit nga Sierra Leone: Arriti të telefononte nënën dhe…
Home
Breaking News

“E KISHIN RRËMBYER”/ Policia jep detaje nga operacioni për riatdhesimin e 19-vjeçarit nga Sierra Leone: Arriti të telefononte nënën dhe…

27 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka reaguar mbi operacionin e zhvilluar në Sierra Leone, ku u riatdhesua një i ri shqiptar. Sipas saj, ai është rrëmbyer në shtetin afrikan, por ka arritur të largohet dhe ka kërkuar ndihmën e të ëmës, e cila ka lajmëruar autoritetet shqiptare.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.

Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.

Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë.

Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19-vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.

Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19-vjeçarit në Shqipëri.

Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.

Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.

Policia e Shtetit falënderon homologët për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtij operacioni ndihme dhe riatdhesimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E VETMJA GJË QË NDAJMË JANË KUJTIMET"/ Kryemadhi: E paragjykojnë kot Metën, se ai s’ka asnjë pasuri materiale
Previous article PAMJET/ Aksident i rëndë në Tiranë, momenti kur një mjet me shpejtësi përplas 4 makina dhe motorin

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT