Sherri banal mes disa të rinjve ditën e djeshme ka degjeneruar me plagosje, ku një 23 vjeçar, banues në Klocë të Maliqit përfundoi në spital, ku po merre kura intensive nga mjeket.
Personi që goditi 23 vjeçarin është banues në fshatin Kolanec dhe në shoqërinë e një 18-vjeçari, kanë plagosur me sende të forta dhe kanë kanosur shokun e të riut.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • U.Z, 26 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: • L.H, 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec.
Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja””, thekson Policia.