• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E GJETËN ME PLUMP NË KOKË/ Flasin familjarët e 30 vjeçarit nga Dibra: Nuk kishte shfaqur…
Home
Breaking News

E GJETËN ME PLUMP NË KOKË/ Flasin familjarët e 30 vjeçarit nga Dibra: Nuk kishte shfaqur…

27 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I riu qe mberriti dje ne spitalin e Bulqizes i pajete me plumb ne koke ka vrare veten, nderkohe qe rrethanat mbeten ende mister.

Një  30 vjeçar ka qëlluar veten me pistoletë në banesën e tij, në momentin kur nuk kishte asnjë person tjetër në shtëpi. Familjarët pasi dëgjuan krismën shkuan në banesë, ku e gjetën të mbuluar në gjak.

Menjëherë 30 vjeçari u transportua për në Spitalin Rajonal të Bulqizës, në gjendje kritike për jetën. Pas mbërritjes në spital, mjekët konstatuan se i riu kishte ndërruar jetë dhe se nuk mund të bënin asgjë për ta rikthyer.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Shupenzë, ndërkohë që deri tani nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun drejt vetëvrasjes.

“Në Njësinë Administrative Shupenzë, rreth orës 17:30, në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi E.T., rreth  30 vjeç. I plagosuri është transportuar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, bëhet e ditur nga Policia. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes ka marrë në pyetje familjarët e 27-vjeçarit, për të mësuar më shumë mbi atë që ka ndodhur. Të afërmit e të riut kanë deklaruar para oficerëve të Policisë se tragjedia u ka ardhur edhe atyre në mënyrë të papritur.

Familjarët e viktimës shprehen se 30 vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim para tyre. Gjithashtu, sipas tyre, ai nuk vuante as nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë Policia ka ngritur dy pista hetimore, ku kryesorja është ajo e vetëvrasjes për shkak të gjendjes depresive. Pavarësisht se i riu nuk ka shfaqur shenja të dukshme, ai mund të ketë vuajtur nga depresioni, që e ka shtyrë drejt vetëflijimit.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që i riu të ketë qëlluar veten me pistoletë për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur me familjarët, apo nga ndonjë histori e dështuar dashurie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO VARFËROHEMI"/ Basha në Delvinë: Çdo produkt i 30 qershorit...
Previous article I JEP LAMTUMIRËN LAÇIT/ Gentian Selmani fjalë emocionuese për klubin: Kam kaluar 4 sezone të...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT