Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vendosur banesës së Xhavit Mashës, babait të drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, Besnik Mashës.
Lënda plasëse ka shpërthyer rreth ores 02 e 45 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale. Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe vetë banesa.
Pronari i banesës, Xhaviti, njihet si një person pa probleme dhe pa konflikte me njeri. Dyshohet se tritoli i vendosur ka lidhje me detyrën e të birit, Besnikut, për shkak të postit që mban.


