• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dëmtimet nga përmbytjet e autostradës Tiranë-Durrës (DETAJET)
Home
Sociale

E FUNDIT/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dëmtimet nga përmbytjet e autostradës Tiranë-Durrës (DETAJET)

3 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, në të cilën u dëmtuan dhjetëra automjete dhe rrezikuan jetën shumë qytetarë, do të jetë objekt i një hetimi nga Prokuroria e Tiranës. Ky ka qenë deklarimi që prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Ervin Karanxha, ka bërë pasi inspektoi dëmtimet që kanë pësuar banorët e zonës dhe qytetarët në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas prokurorit, për këtë ngjarje do të regjistrohet një inspektim penal dhe organi i akuzës do të jetë i hapur për çdo denoncim nga qytetarët, që janë dëmtuar nga përmbytjet në këtë segment rrugor.

Objekt i hetimit do të jenë edhe palmat e mbjella nga qeveria, për të saktësuar nëse ndikuan apo jo në përmbytjen e autostradës. “Do verifikohet nëse ka apo jo elementë të veprës penale që shkaktuan përmbytjet, gjithmonë në koordinim me Policinë e Shtetit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, do saktësohen se cilat janë ndërtimet pa leje dhe cilat janë me leje, për të provuar se kush ka sjellë dëmin. Edhe palmat do të jenë objekt hetimi, por ne këtu, tek vendi i përmbytjes, nuk shohim ndonjë palmë. Ne flasim për pjesën ku është shkaktuar dëmi.

Objekt i verifikimit do të jenë të gjitha shqetësimet e qytetarëve. Do regjistrohet një kallëzim penal dhe do të verifikohen të gjitha. Ne jemi të hapur. Çdo person që ka pasur përmbytje, të paraqitet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vlerën e dëmit, çfarë dëmi i është shkaktuar nga ngjarja e ndodhur”, deklaroi Karanxha.

PËRPLASJA

Paraditen e së premtes, përfaqësues të lartë politikë të opozitës kanë akuzuar qeverinë lidhur me përmbytjen në autostradën Tiranë-Durrës, duke evidentuar si shkakun kryesor të përmbytjes mbjelljen e palmave.

Drejtues vendorë të Bashkive Vorë dhe Kamëz kanë shtuar si faktorë që ndikuan në përmbytje, edhe shkarkimin pa paralajmërim të liqenit të Kasharit dhe Bovillës. Por për ministrin e Brendshëm, Famtir Xhafaj, shkaqet që sollën përmbytjen në autostradë lidhen me ndërtime pa leje dhe ndërhyrje që janë bërë gjatë autostradës. Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, Xhafaj deklaroi se pas kësaj situate, duhet një vëzhgim për nxjerrë përgjegjësitë.

“Ka qenë shqetësim bllokimi i rrugëve, kryesisht autostrada Tiranë-Durrës. Dua të ngre këtu një problem lidhur me faktin se shumë në këto akse kanë ndërhyrje të paligjshme, ndërtime pa leje, kanalizime. Pas kësaj situatë, Policia, Emergjencat, ministri i Infrastrukturës, IKMT duhet të bëjë një vëzhgim për të nxjerrë përgjegjësinë”, theksoi Xhafaj.

Edhe Kryeministri Rama ka deklaruar se pas përmbytjeve, do të nisë një hetim për situatën kritike që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Por për kreun e qeverisë, akuzat e disa prej specialistëve të opozitës lidhur me palmat apo hapjen e digës në liqenin e Bovillës apo Kasharit, janë qesharake.

“Kemi pasur një pikë kritike në autostradë, pa i hequr asnjë presje asaj që kam thënë. Nuk kanë munguar zërat e ekspertëve të cinizmit lidhur me atë që ndodhi në autostradë, duke ua vënë fajin palmave. Është sa qesharake, ashtu sikundër është e papranueshme të ndërtohet një gënjeshtër politike se me demek u hap Bovilla apo liqeni i Kasharit, i cili është akoma 3 metra nën kuota. Ajo përmbytje aty ka disa shkaqe të tjera, që, mbështes ministrin e Brendshëm, do t’i shkojmë deri në fund përgjegjësive administrative, civile, penale pasi aty është ndërhyrë drejtpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve. Kjo është e qartë. Është ndërhyrë nga shkarkimet, qoftë duke ndërtuar pa leje qoftë duke improvizuar forma shkarkimesh që sjellin pastaj këto pasoja”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u kërkoi ndjesë qytetarëve, të cilët u gjendën në atë befasi që i kërcënoi edhe jetën. “I kërkoj një ndjesë të thellë qytetarëve, që janë gjendur në atë befasi, në atë pritë të paligjshmërisë që kërcënoi jetë njerëzish. Ne nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund”, u shpreh Kryeministri./ panorama.com.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNON Erdogan: Do t’i varrosim ata që duan të përçajnë Turqinë
Previous article ALARM NË GREQI/ Ja zonat që shpallën menjëherë gjendjen e emergjencës

g.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT