• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNON Erdogan: Do t’i varrosim ata që duan të përçajnë Turqinë
Home
Nderkombetare

KËRCËNON Erdogan: Do t’i varrosim ata që duan të përçajnë Turqinë

3 December, 2017 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një vizite në qytetin lindor të Karsit, theksoi se Turqia do të vazhdojë të varros të gjitha ata të cilët duan të përçajnë këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëndrimi i Erdoğanit në qytetin e Karsit ka qenë për të marrë pjesë në kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku foli edhe për zhvillimet aktuale.

Ai foli edhe për luftën kundër PKK, e cila konsiderohet si organizatë terroriste. “Askujt në këtë shtet të mos i shkojë mendja se mundet të përçajë territorin e atdheut tonë. Ata të cilët synojnë një gjë të tillë, duhet ta kenë të qartë se ashtu siç i bombarduam me avionët F-16 në malin Xhudi, në Tenderuk dhe në Kandil, duke i varrosur atje, të njëjtën do ta bëjmë kudo të shfaqen ata”, u shpreh presidenti i Turqisë.

Erdoğan ka shtuar: “Gjatë një jave të vetme janë neutralizuar 100 terroristë. Nëse vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të përçarë këtë shtet, ky numër nga 100 mund të rritet në 200 madje në 300. Askush të mos tentojë të prish mirëqenien e popullit. Ne jemi këtu për të ruajtur unitetin dhe paqen e popullit tonë”.

Erdoğan sërish mohoi pretendimet e liderit të partisë opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu, se ka dërguar të holla në kompani jashtë Turqisë. Ai the se dokumenti të cilin Kilicdaroglu e prezantoi në opinion është i falsifikuar. “Atë çfarë ka në duar Kilicdaroglu, janë dokumente për blerje mes dy bankave, Halk dhe Albaraka, dhe ka të bëjë me transferimin e një banke nga Turqia që ka dërguar para në një bankë tjetër, e cila është gjithashtu brenda Turqisë. Madje edhe atë që ka në duar është e falsifikuar”, tha Erdoğan, për të përfunduar se puna më e vështirë në botë është të dëshmohet diçka e gabuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eurovision 2018 thyen rekord në shitjen e biletave. Ja sa kushtojnë
Previous article E FUNDIT/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dëmtimet nga përmbytjet e autostradës Tiranë-Durrës (DETAJET)

Redaktor2

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT