Teksa 29 raste të tjera u konfirmuan sot si të prekur me Covid-19, mësohet se edhe mjeku reanimator Roland Xhaxho është infektuar.
Këtë informacion e bën me dije Tritan Shehu, i cili shkruan se pasi ka qenë person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, tani do i duhet të pushoj për disa ditë.
“Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i veçante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, është shtruar sot në repartin infektiv i prekur nga ky virus”, njofton Tritan Shehu teksa ende nuk dihet gjendja e mjekut. AlpeNews.al


