Dy banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa flakët kanë rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga flakët por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po mundohen të shuajnë flakët. Po ashtu në në vendngjarje ka shkuar edhe policia e Shtetit të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin.


