Operatori i Shpërndarjes Energjisë Elektrike ka dalë në një deklaratë për mediat duke sqaruar të gjithë banorët e qyteteve të Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit se lidhjet elektrike janë në riparim e sipër.
Momentalisht janë 16 fidera që janë duke u riparuar, dhe të gjithë punonjësit e dërguar të OSHEE-së po bëjnë të pamundurën për të sjellë energji elektrike në këto zona. Këto dëmtime janë rregjistruar në fshatrat e Vlorës, dhe në disa zona të thella banimi në qytetet ku ka pasur probleme serioze me përmbytjet.
Gjithashtu në deklaratën e tyre OSHEE sqaron se në ato zona ku nuk ka pasur energji elektrike, fatmirësisht tani ka. Për pjesën tjetër po punon një ekip në terren, posaçërisht për problemet në qytetet e përmbytura.
Poshtë keni edhe deklaratën e plotë të Operatorit të Shpërndarjes Energjisë Elektrike
Falë punës intensive në terren nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është bërë e mundur të eleminohen pjesa dërrmuese e defekteve në rrjetin elektrik shkaktuar nga reshjet e shiut duke rikthyer gjendjen ne normalitet.
Sipas të dhënave të orës 19:00, kanë mbetur vetëm 16 fidera pa energji në rang vendi. Difektet jane ne fidera qe furnizojne me energji elektrike zona rurale dhe zona rurale te thella, ku linjat jane ajrore dhe nen goditjet e reshjeve te shirave cka sjell veshtiresi ne riparim.
Aktualisht punonjesit e kompanise se OSHEE-se ndodhen ne terren ne gadishmeri te plote per eleminimin e defekteve ne disa prej fshatrave te Vlores, Gjirokastres, Beratit dhe Fierit. Te gjithe fiderat qe furnizojne me energji elektrike konsumatoret e rendesise se veçante dhe hidrovoret vazhdojne te jene ne pune.


/ Përgatiti: AlpeNews.al



