Një makinë e transportit të vlerave monetare ka marrë flakë rreth orës 15:00 pranë Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytet.
Nga fotot e siguruara nga shqiptarja.com duket se si pasojë e flakëve janë shkaktuar shtëllunga tymi në të gjithë zonën, por për fat të mirë ato janë neutralizuar në kohë.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se në momentin kur ka marrë flakë në automjet nuk ka pasur para.




