Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Shkodër, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.


