• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E DUAN ATË QË KE ATY”/ Zbardhen PËRGJIMET: Banda e Shijakut e lidhur me BAJRAT dhe NDOKAJT
Home
Breaking News

“E DUAN ATË QË KE ATY”/ Zbardhen PËRGJIMET: Banda e Shijakut e lidhur me BAJRAT dhe NDOKAJT

22 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, me 44 urdhër-arresti rezulton se ka lidhje mes disa organizatave kriminale më në ze në vend të shtrira nga Jugu në Veri. Rezulton se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të antgazhuara dhe organizatat e tjera kriminale.

Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drjet vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka.

Pikënisje e zbulimit të kësaj superorganizate është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017 e 2 ton kanabis ku u arrestuan transportuesit Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Sipas prokurorisë, në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si bosi i Shijakut dhe Gjevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës. Këto lidhje mes Astrit Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike.

Përgjimet telefonike Bandës së Shijakut,Bajrave dhe Ndokave

Gjatë një përgjimi të datës 4 shkurt 2017, vetëm dy ditë pas kapjes së ngarkesës me 2 ton kanabis në Itali, Astrit Avdyli telefonon Petrit Sulejmanin dhe e pyet nëse ishte kthyer dhe në ishte kthyer “me det apo me tokë”. Ndërsa në muajin qershor 2018, pak kohë para se policia të godiste grupin e Bajrave në Shkodër, dalin përgjimet që kanë krijuar edhe lidhjet mes Avdylajve dhe Bajrave. Në skenë dalin Astmer Bilali, ish-kampioni I boksit që në fillim të muajit shtator u arrestua bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të organizatës. Astmer Bilali, sëbashku me një tjetër sportist, ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin trafik kanabisi, që sipas “Prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupit.

Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur deh në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se kanë ardhur ata shokët, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty, duke nënkuptuar sasinë e kanabisit. Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xheleku dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit.

Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se shtetasit Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me Gjevi Ndokën, Danjan Ndokën dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Almeda dhe Tolgahan në ''qiell të shtatë''/ Çifti së shpejti do bëhen prindër për herë të parë (FOTO)
Previous article LIVE/ Flamurtari-Tirana: Nis pjesa e dytë, ekipet menjëherë në kërkim të golit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT