• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E DJESHMJA, DITË E ZEZË PËR DEMOKRACINË”/ Salianji: Jam i ligështuar, opozita në vend të përballjes zgjodhi rehatinë
Home
Politikë

“E DJESHMJA, DITË E ZEZË PËR DEMOKRACINË”/ Salianji: Jam i ligështuar, opozita në vend të përballjes zgjodhi rehatinë

10 November, 2025 s.autor Politikë

Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtur ditën e djeshme në 5 bashki të vendit.

Ai e quajti ditën e djeshme, ditë të zezë për demokracinë në vend, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e ulët tregoi se qytetarët nuk besojnë më në ndryshim.

Postimi i plotë:

E djeshmja ishte nje ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me voten e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë . Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka perqendruar të gjithe pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta.
Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.
Gjithsesi kjo është gjendje që i intereson qeverisë të korruptuar të Edi Ramës. Sa më pak qytetarë votojnë, sa me pak ata besojne te institucionet, aq më të lehte e ka ajo te vjedh parate e tyre.
Detyra jone si opozite është ta ndryshojmë këtë apati eshe opozitare që dëmton të ardhmen e Shqiperisë dhe është premisë për kohëzgjatjen e automracisë. Fakti që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira nuk duhet te bëjë apatike Partinë Demokratike, përkundrazi duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë. Është detyra e Partisë Demokratike , të riktheje besimin te qytetarët
Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve.
Qytetarët, demokratët e opozitarët që luftuan në këto zgjedhje meritojnë përgëzime për angazhimin dhe kurajën e tyre.
Por personalisht ndjehem i ligështuar që, pavarësisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të luftës, qetësinë në vend të angazhimit.
Mijëra demokratë sot na gjykojnë me të drejtë.
Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket.
Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet.
Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër!
Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë:
Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin!
Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU GJYQTARIN ASTRIT KALAJA/ Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar
Previous article PËRPLASI PËR VDEKJE TË MOSHUARËN DHE U LARGUA NGA VENDNGJARJA/ Arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT