• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E DIMË PËR ÇFARË LUFTON KËNETA”/ Rama: Asnjë lëkundje nga partitë që vijnë me tezet dhe baballarët nëpër lista
Home
Politikë

“E DIMË PËR ÇFARË LUFTON KËNETA”/ Rama: Asnjë lëkundje nga partitë që vijnë me tezet dhe baballarët nëpër lista

19 March, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet edhe ditën e sotme, ku është ndalur në Elbasan, me kandidatët për deputetë të këtij qarku, duke folur me qytetarët për rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit dhe procesin e integrimit europian.

Ai ritheksoi rëndësinë e procesit të negociatave. Rama nënvizoi se populli shqiptar duhet të japë mundësinë për të çuar përpara këtë proces.

“Objektivi super i vendosur, në fund të 2027 të mbyllen negociatat me Shqipërinë. Janë 3 vite, mund të mos kishin qëlluar zgjedhjet në mes, por kanë qëlluar dhe është themelore që ta konfirmojnë këtë arritje për mundësive. Është një objektiv për të gjithë ne. Negociatat do vazhdojnë pa asnjë lëkundje, në 12 maj do kemi punën tonë, por ata që shkojnë në zyrë për të punuar me negociatat dhe të gjithë rrjetin e punonjësve të shtetit nuk duhet të kenë asnjë lëkundje. Asnjë lëkundje qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës dhe moçaleve të vogla, apo parti të reja dhe rinia që po vjen me baballarët apo tezet që po vjen me listat e mbyllura. Kjo kërkon disa sqarime shpjegime që janë të nevojshme. Ne kemi punuar për këtë ditë dhe ju besoj e kujtoni që kur na thonin do futet Shqipëria, çohej Holanda se kishin disa vërejtje, apo edhe Franca dhe na kthenin pas. Tre vite rresht na kanë kthyer. Unë ju thoja në do vazhdojmë punë dhe sot pikërisht se ne kemi punuar kemi fituar shumë kohë dhe mund t’i mbyllim deri në 2027. E filluam nga vrima e fundit e kavallit, nuk na hidhte njeri sytë dhe sot mund të jemi vendi që i ka bërë më shpejt negociata. Por duhet ta kuptojnë të gjithë që janë një punë kolosale. Nëse ne lëkundemi më 11 maj, nuk e kapim 2027 dhe nuk e dimë se çfarë ndodh në Europë. Pasi mbyllim negociatat, shkojmë parlament më parlament dhe të gjitha parlament një nga një të ngrenë dorën do të jetë një nga momentet më të jashtëzakonshme. Prandaj nuk ka demokratë apo socialist, është momenti në histori kur PS është forca e duhur, në kohën e duhur”, tha Rama, duke shtuar: “Ky është shpëtimi ynë kombëtar nga hijet e historisë tonë. Sot për herë të parë si popull si milet që kur u ndamë nga perandoria otomane kemi jetuar në lloj-lloj sistemesh e regjimesh dhe për herë të parë kemi barazinë para ligjit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QINDRA GAZETARË NË RREZIK PËR VENDIN E PUNËS/ Del gazeta e krijuar nga Inteligjenca Artificiale
Previous article TAKIM ME KANDIDATËT PËR DEPUTET TË QARKUT TË ELBASANIT/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Më 11 maj të konfirmohet vullneti...

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT