Një trafik i rënduar është ndeshur në aksin rrugor Fier-Levan, ku shkak është bërë rritja e fluksit të pushuesve drejt bregdetit të jugut këtë fundjavë. Radha e automjeteve nis prej unazës lindore të Fierit dhe ka vazhduar deri në Levan ku ndahen drejtimet e lëvizjes.
Një pjesë e rrugës që duhet të përshkojnë drejtuesit e mjeteve është kthyer në makth. Shkak i këtij trafiku është rritja e fluksit të pushuesve drejt bregdetit të jugut për fundjavë.
/AlpeNews.al



