Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Puerto Riko është:
Më kishin thënë se Shqipëria kishte plazhe të bukura, femra të bukura, edhe gatime të shijshme. Ishte totalisht e vërtetë, jo vetëm për ato që listova më lart, por edhe për pjesën se Shqipëria ishte shumë mikëpritëse.
Më kanë hapur derën dy gjyshër nga Gjirokastra, shumë të mirë, të ëmbël dhe punëtorë edhe përse ishin shumë të moshuar.
Kishin kohë që kishin hapur një biznes familjar, por fëmijët i kishin në Gjermani. Gatuanin reçelërat më të mirë që kam provuar ndonjëherë, dhe madje mora edhe disa me vete.
Në po të njëjtin koment është një shtetas shqiptar i cili nxjerr në pah “pa dashur” të këqijat e vendit:
Ato reçelërat që ke provuar ti me shumë siguri janë bërë me pensionin e dy gjyshërve, që edhe pse kam shumë më shumë respekt për ta, është shumë keq ta dëgjoj se vuajnë kaq shumë. Nuk e di, por të mbijetosh me njëqind mijë lekë të vjetra është një gjë shumë e vështirë. Prandaj uroj t’jua kesh paguar ato që t’i kanë dhënë se do kesh bërë mirë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


