• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
E DIEL E TRISHTË/ Vepra dhe jeta e Koço Devoles (FOTOT)
Home
Kulturë

E DIEL E TRISHTË/ Vepra dhe jeta e Koço Devoles (FOTOT)

8 November, 2020 s.autor Kulturë

E diel e trishtë për artin shqiptarë! Aktori i njohur Koço Devole ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Prej disa ditësh ai ishte i intubuar dhe në gjendje të rënduar në Spitalin e Infektivit.

Fillimisht Devole u shtrua në spital pasi ishte infektuar me Covid-19, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia.

Disa ditë më parë, djali i tij Genci tha se Devole kishte vuajtur më herët edhe nga leucemia, çka rëndonte gjendjen e tij.

E diel e trishtë për artin! Vepra dhe jeta e Koço Devoles

Profil i artistit të njohur:

Koço Devole ka lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946, familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

E diel e trishtë për artin! Vepra dhe jeta e Koço Devoles

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës.

E diel e trishtë për artin! Vepra dhe jeta e Koço Devoles

Ne vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon atë dhe Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA por rikthehet sërish.

Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne tel komeditë:

E diel e trishtë për artin! Vepra dhe jeta e Koço Devoles

Çanta e zeze 1986

Gjuetia e fundit 1992

Të gjallë apo të vdekur 1996 – [1]

Çanta me nje milion 1993

Oreksi i madh 1994 [2]

Një dite i çmendur 1995

Revolja e heroit 1996

Pushime në Romë 1996

Mos shko o trim 1997

Tre shoke pa shërbyesen 2001 [3]

Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]

Milioneri 2005

Na ishte njëherë Shqipëria 2009

Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole është autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

E diel e trishtë për artin! Vepra dhe jeta e Koço Devoles

Ne vitin 2013 interpreton ne serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Aktualisht qe nga viti 2009, punon ne tv.Top-Channel në emisionin “Fiks fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Wikifiks” “Koço në parlamentin europian”” Koço Kiçi ne eoronews” ” Koço Kiçi Show” duke përfunduar me rubrikën “Monitorime”.

E diel e trishtë për artin! Vepra dhe jeta e Koço Devoles

E diel e trishtë për artin! Vepra dhe jeta e Koço Devoles

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I 46! Biden do të prezantojë task-forcën për koronavirus javën tjetër
Previous article DËMTIMET SHQETËSOJNË SKËNDËRBEUN/ Julian Ahmataj: Ja çfarë dua ndaj Vllaznisë

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT