• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I 46! Biden do të prezantojë task-forcën për koronavirus javën tjetër
Home
Nderkombetare

PRESIDENTI I 46! Biden do të prezantojë task-forcën për koronavirus javën tjetër

8 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Demokrati Joe Biden ka thënë se javën tjetër do të prezantojë një task-forcë të këshilltarëve për të zhvilluar planin e tij për luftim të pandemisë së koronavirusit

Biden, i cili është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor dhe ka bërë fushatë me premtimin për qasje më agresive për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, do të njoftojë për krijimin e task-forcës më 9 nëntor.

Në fjalimin e tij të fitores më 7 nëntor, ai ka thënë se këshilltarët “do të marrin planin për koronavirus Biden-Harris dhe do ta shndërrojnë atë në plan veprimi nga 20 janari i vitit 2021” – ditën kur nisin zyrtarisht detyrën ai dhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris.

Biden ka shtuar se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ta luftuar pandeminë.

Përgjatë fushatës, Biden është fokusuar shumë në të kritikuarit e presidentit Donald Trump për siç ka thënë ai dështimin e politikave të liderit aktual për të ndalur valën e koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar rekord të rasteve të reja me koronavirus më 6 nëntor, 132,000, duke e çuar numrin total të të infektuarve në gati 10 milionë.

Më shumë se 236,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavorus, një numër që është rritur për gati 1,000 pothuajse çdo ditë.

“Secili që është përgjegjës për kaq shumë vdekje nuk duhet të mbetet president i Shteteve të Bashkuara”, pati thënë Biden gjatë debatit të dytë presidencial kundër Trumpit më 22 tetor, shkruan Rel.

Biden ka thënë se do ta bëjë të detyrueshme vendosjen e maskës në zonat e prekura më keq dhe se do të konsiderojë izolime.

Trump në anën tjetër ka bërë fushatë me zotime për të hapur ekonominë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E AKTORIT KOÇO DEVOLE/ Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë i shtrenjti Koço
Previous article E DIEL E TRISHTË/ Vepra dhe jeta e Koço Devoles (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran Botë

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer Botë

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT