Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari i ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga, bëri publike një denoncim ku tha se është kërcënuar dhe iu bëri thirrje autoriteteve që të reagojnë dhe të çojnë para drejtësisë porositësin.
Ai ka theksuar se pas kërcënimit për ditë me radhë ka qenë në terror psikologjik.
“Janë kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Molli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. Ti e di nga kush e kam porosinë”, më tha se denonciva publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm, por ka kaluar 10 ditë dhe skush nuk ka rënë në pranga. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrar i lartë i policisë së shtetit. S’kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu’. S’ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t’i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyu shumë rëndë, “Fu*k wife, daughter , everything” Isha në terror psikologjik, s’kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s’jam boksier, s’mund të bëja grushta me të, tha ai.


