• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E ÇUDITSHME”/ Dom Gjergj Meta: Shqipëria, vendi ku falet gjaku por edhe ku vritet tjetri për një gardh
Home
Intervista

“E ÇUDITSHME”/ Dom Gjergj Meta: Shqipëria, vendi ku falet gjaku por edhe ku vritet tjetri për një gardh

21 April, 2019 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Teksa duket sikur politika e ka humbur besimin brenda vetes për ti dhënë një zgjidhje krizës ku vetë e ka futur vendin, Dom Gjergj Meta ka besim se do të ketë një dritë shpresë në në fund të tunelit.

I ftuar në RTV Ora, Meta thotë se shqiptarët janë të çuditshëm në tipologjinë e tyre dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as politikanët.

Ata mund të arrijnë që të bëjnë zgjidhje dhe të gjejnë zgjidhje në momentet më absurde që ekzistojnë, thotë Dom Gjergj Meta,  por nganjëherë janë të aftë edhe të mbyten në një pikë uji.

Dom Gjergj Meta: Ne shqiptarët kemi një histori shumë të çuditshme, ne jemi të gatshëm të bëjmë kompromise shumë të mëdha, jemi gati të falim gjak, të falim dhe vrasjen e një të afërmi për arsye të fesë, atdheut, të një bese të dhënë. Por ne jemi edhe po ato që zihemi për një gardh ose vritemi dhe për një gardh. Është tipologji shumë e çuditshme kjo e jona, e shqiptarëve. Nga kjo nuk janë të veçuar politikanët tanë. Ata mund të arrijnë që të bëjnë zgjidhje dhe të gjejnë zgjidhje në momentet më absurde që ekzistojnë por nganjëherë janë të aftë të mbyten në një pikë uji, në një gotë uji.

Unë kam shpresë sepse politika shqiptare,  shoqëria shqiptare ka njerëz shumë të aftë, shumë inteligjentë, me shpirt të madh, ka njerëz të rinj energjik të cilët mund ta lënë mënjanë fjalorin e dhunshëm apo cinizmin dhe të ulen përreth një tryeze për të gjetur një zgjidhje dhe për tu dhënë një zgjidhje shqiptarëve  për orientimin e tyre intra, brenda realitetit tonë, por edhe për orientimin tonë europian.Në të gjithë këto situata që mund të duken të pamundura dhe absurde unë mendoj se mund të gjendet dhe do të gjendet zgjidhja me dialog dhe kompromis, falë edhe partnerevë tanë ndërkombëtarë, faktorit të brendshëm por edhe falë kontributit që mund të japin edhe religjionet në këtë proces historik, në këto procese historike që po kalon vendi ynë.

Po vetë qytetarët shqiptarë a mund të japin një kontribut në këtë drejtim?

Dom Gjergj Meta: Është shumë e çuditshme që shqiptarët kur janë në Itali, Gjermani, janë qytetarë shembullorë, respektojnë gjhithçka, paguajnë taksat, nuk merren me korrupsion. Këtu ndodh ndonjëherë e kundërta sidomos sa i përket indiferentizmit ndaj të mirës së përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA ITALIA/ Douglas Costa drejt divorcit me Juventusin, e ardhmja e tij tek...
Previous article OPERACIONE NË TIRANË, ELBASAN E FUSHË-KRUJË/ Si u ndaluan KATËR të dyshuarit për grabitjen në Rinas

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT