• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E BIJA U VRA NGA BASHKËSHORTI/ Rrëfehet babai i Alba Cenkos: Kastrioti na ka mashtruar, më tha se vajza kishte ikur
Home
Aktualitet
Kronikë

E BIJA U VRA NGA BASHKËSHORTI/ Rrëfehet babai i Alba Cenkos: Kastrioti na ka mashtruar, më tha se vajza kishte ikur

10 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Babai i Alba Cenkos, 32-vjeçares së vrarë në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë në afërsi të Athinës, ka treguar për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 si e mësoi ngjarjen e rëndë.

Ai tregoi se ka folur me të bijën për herë të fundit ditën e premte, ndërsa me bashkëshortin e saj, Kastriot Cenkon ka folur çdo ditë.

Sipas tij 39-vjeçari u thoshte familjarëve të gruas se kjo e fundit e kishte telefonin, por nuk e hapte vetë.

Babai i 32-vjeçares tregoi se Kastrioti i tha se Alba ishte larguar nga banesa, ndërsa e kishte pyetur nëse ajo kishte shkuar në shtëpinë e familjes.

Ai rrëfeu më tej se kjo ngjarje ka krijuar shqetësim të pamasë në familjen e tij dhe se tashmë e ka lënë zgjidhjen e situatës në dorën e ambasadës.

“Nuk kemi folur me vajzën, na ka mashtruar Kastrioti, burri i vajzës sime. Kam folur me Albën për herë të fundit ditën e premte. Me Kastriotin kemi folur përditë, ai telefonin e ka pasur vet. Na thoshte e ka goca po nuk e hap. Mashtrues. Ai më tha ka ikur vajza dhe më pyeti a ka ardhur tek ty. Po pse çfarë u bë vajza i thashë “pulë, erdhi gjeti një kokërr gruri dhe e hëngri”. Neve na ka shqetësuar dhe jemi shumë të revoltuar. E kemi lënë në dorë të ambasadës të bëhet çfarë të bëhet. Bëmë denoncimin në ditën e hënë. Fëmijët i kanë çuar te xhaxhai i madh”, tregoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRUGA DO ISHTE MË E GJATË, POR NE JEMI GATI"/ Rama: Anëtarësimi në BE do ndodhë shumë shpejt
Previous article "PLUMBI I ARTË"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO grabitjet me Talo Çelën! I theu nofullën kambistit i morëm 20 milion lekë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT