• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E AKUZONIN SI K****”/ I jepet lamtumira e fundit 20-vjeçares shqiptare në Australi, policia akuzon babain se e vrau me disa thika në trup
Home
Aktualitet
Kronikë

“E AKUZONIN SI K****”/ I jepet lamtumira e fundit 20-vjeçares shqiptare në Australi, policia akuzon babain se e vrau me disa thika në trup

7 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Me më shumë se 300 vajtues i është dhënë lamtumira 20-vjeçares shqiptare Sabrina Lekaj e cila u gjet e vrarë në një makinë dhe pranë saj i plagosur babai i saj. Mbi këtë të fundit rëndon akuza për vrasjen e vajzës së tij me thikë dhe më pas vetëplagosja.

Në funeralin e 20-vjeçares kanë marrë pjesë familjarë të afërm e fqinjë të familjes. Vëllai i saj 11-vjeçar Pyrrhus, nëna e saj Romina dhe gjyshja me origjinë shqiptare vajtuan të ndjerën.  Vetëm babai i të ndjerës, Petrit Lekaj mungonte pasi është në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës për tu përballur me akuzat e vrasjes të së bijës.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë?

20 vjeçarja me emrin Sabrina Lekaj, studente e mjekësisë dhe një pianiste shumë e talentuar, u gjet e vrarë në sedilen e përparme të makinës “Mercedes-Benz” dhe bashkë me të u gjet edhe babai i saj Petrit Lekaj, i plagosur në stomak pasi kishte tentuar të vetëvritej. Ai u transportua në spital dhe të martën policia e akuzoi atë për vrasjen e vajzës së tij. Policia ka marrë në shqyrtim shumë prej mesazheve telefonik që Sabrina kishte shkëmbyer me miqtë e saj. Në mesazhet e dërguara, Sabrina ankohej se kishte marrëdhënie të vështira me prindërit e saj të cilët e akuzonin si k****. Sipas “Daily Mail Australia”  studentja nga Shqipëria kishte një marrëdhënie të tensionuar me prindërit e saj.

Sabrina Lekaj, 20 vjeçe, kishte dërguar disa mesazhe me tekst për miqtë e saj më të afërt ku përshkruante jetën brenda katër mureve të shtëpisë në Adelaide, ku jetonte me prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj.

Sabina iu shkruante miqve të saj për marrëdhënien shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se nuk donte të jetonte më nën një çati me ta.

Copëza nga mesazhet

Sabrina: “Unë vetëm qaja …Isha vërtet e zemëruar … sepse nëna ime gjithmonë më thërret k****

Mikja: “Oh, mirë, ti je një vajzë e bukur, mos dëgjon askënd” .

Sabrina: “Faleminderit. Opinioni juaj ka shumë rëndësi për mua. Unë dua të studioj, por dua të sigurohem që të kem para”. Një prej mikeshave të studentes së vrarë tha për “Daily Mail Australia” se babai i Sabrinës grindej shpesh me vajzën e tij edhe për gjëra të vogla. Ai donte thjesht të kontrollonte jetën e saj.

Familja Lekaj kishte emigruar në Australi nga Shqipëria dhe çifti punonin si promotor imobiliar.


Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BETOHET RAKIP SULI!/ S'ka rezistencë, kryebashkiaku i ri pritet që të mbërrijë në bashkinë e Kamzës
Previous article TË MAHNITUR NGA NATYRA/ Turistë nga Amerika, Kanadaja, Belgjika dhe Çekia zgjedhin Valbonën

k.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT