• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DYSHONI SE VUANI NGA ANEMIA? Ja se si ta zbuloni, një nga simptomat e parë është…
Home
Shëndet

DYSHONI SE VUANI NGA ANEMIA? Ja se si ta zbuloni, një nga simptomat e parë është…

20 March, 2023 s.autor Shëndet

Anemia është një gjendje që nënkupton mungesën e qelizave të kuqe të gjakut dhe elementeve të tyre ndërtuese, pra hemoglobinës në gjak. Shkaku kryesor i anemisë është mungesa e hekurit, i cili është funksionalisht i rëndësishëm për organizmin.

Gjithashtu, shkaqet e mungesës së hekurit mund të jenë ushqimi i keq, aktiviteti fizik intensiv, çrregullimet e sistemit tretës ose përdorimi i disa medikamenteve.

Fakti është se shumë njerëz nuk mund të zbulojnë në kohë aneminë, e cila mund të çojë në probleme më serioze shëndetësore. Në të njëjtën kohë, simptomat e anemisë janë shumë të pakëndshme dhe mund të ndërhyjnë në jetën e përditshme.

Simptomat kryesore të anemisë janë lodhja, dobësia, lëkura e zbehtë, marrje mendsh, të fikët, nauze, dhimbje koke, gulçim, dhimbje gjoksi, duar dhe këmbë të ftohta, si dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.

Në rast se dyshoni se trupit tuaj i mungon hekuri, duhet të bëni një analizë të plotë të gjakut, e cila përfshin analizat e hekurit, vitaminës B12, acidit folik, ferritinës, transferrinës, hemoglobinës e të tjera

Përveç suplementeve që janë të domosdoshëm për trajtimin e anemisë, ushqimi sigurisht që do të jetë i një rëndësie vendimtare. Në dietën tuaj duhet të futni ushqime që do të përmbajnë sa më shumë hekur. Menuja juaj duhet të dominohet nga ushqime të tilla si: kërpudhat, frutat e thata, të verdhat e vezëve, peshku, mishi (sidomos pula dhe gjeli i detit). Duke gatuar ushqimin në enë hekuri, mund të rritet sasia e hekurit në ushqim me 20 për qind.

Nëse përdorni enë alumini, plastike ose inoks për përgatitjen e ushqimit, është e mundur që niveli i hekurit në ushqim të ulet ndjeshëm. Gjithashtu, personave me anemi rekomandohet të konsumojnë më shumë kakao sepse përmban 15 mg hekur për 100 gram produkt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAGAT/ Në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet, ngushtohet hendeku
Previous article "JE E VETMJA DROGË QË DO KONSUMOJA"/ Nisin flirtet mes Lorencit dhe Jorit, çfarë ka mes dy banorëve?

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT