• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PAGAT/ Në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet, ngushtohet hendeku
Home
Ekonomi

PAGAT/ Në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet, ngushtohet hendeku

20 March, 2023 s.autor Ekonomi

Emergjenca në tregun e punës është duke ushtruar presion mbi pagat, por kjo po reflektohet më shumë në sektorin privat.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2022 pagat në sektorin privat u rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në atë shtetëror, por pagat e administratë publike vijojnë të jenë më të larta.

Paga mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror arriti në 74,450 lekë më një rritje vjetore 5.6%, ndërsa paga në sektorin privat arriti në 62,198 lekë me rritje vjetore 14.5%.

Rritja më ritme më të larta se në sektorin publik po ngushton diferencën e pagave ndërmjet sektorit privat dhe atij publik.

në vitin 2018 paga mesatare në sektorin privat ishte sa 76% e pagës mesatare në shtet, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ky raport arriti në 83.5%.

Tregu i pagave në sektorin privat po lëviz më shpejt, i nxitur nga dy faktorë kryesorë. Së pari, të gjithë sektorët e ekonomisë po përdorin rritjen e pagave për të mbajtur punonjësit, të cilët po pakësohen çdo ditë nga emigracioni dhe konkurrenca ndërmjet sektorëve të brendshëm.

Së dyti, qeveria po rrit pagën minimale më ritme më të larta se në fillim të dekadës. Me një vendim të fundit paga minimale arrin në 40,000 mijë lekë në fillim të prillit nga 36,000 mijë lekë që është aktualisht ose 18% më shumë më e larta që nga viti 2007.

Emergjenca për punonjës po ushtron presion për rritjen artificiale të pagave në kushtet kur modeli ekonomik nuk po orientohet nga produktiviteti. Bizneset në të gjitha sektorët në përpjekje për të mbajtur stafet po aplikojnë rritjen e pagave si mundësia e fundit për të shmangur falimentin. Katër vite më parë gati 45 për qind e të punësuarve paguheshin deri në pagën minimale.

Vitin e kaluar në tremujorin e tretë të vitit kjo kategori zuri vetëm 15% të totalit te të punësuarve, sipas raportimit të INSTAT. Brenda një viti përqindja e punonjësve me pagë minimale u përgjysmua teksa u pa një rritje e kategorive të punonjësve me paga më të larta.

Vitet e mëparshme vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale pritej me debat për shkak të kostove që krijonte të bizneset.

Si një ekonomi që e ka të bazuar modelin të krahu i lirë i punës, pagat e ulëta vazhdojnë të jenë në themel të konkurueshmërisë, por tani kur forca e punës po emigron pikërisht prej pagave të ulëta, leva e pagave duhet të lëvizë në marshe më të shpejta. /B.Hoxha

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Monitor
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" SHQIPTARI/ Pas sherrit i pret fytin me gotë një personi, largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë…
Previous article DYSHONI SE VUANI NGA ANEMIA? Ja se si ta zbuloni, një nga simptomat e parë është...

s.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT