Duke nisur prej datës 1 prill 2019 kompania ajrore SWISS do të nisë fluturimet direkte Tiranë-Zyrih, duke shtuar kështu një destinacion të ri mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
Sipas TIA, linja e re do të operohet nga Edelweiss dhe do të ofrojë fluturime dy herë në javë.
Më konkretisht, fluturimet do të kryhen çdo ditë të hënë dhe të premte.
Ndërsa ka njoftuar në faqen e saj zyrtare nisjen e operimit të ri, TIA ka publikuar edhe oraret përkatëse të nisjes dhe mbërritjes nga Tirana në Zyrih dhe anasjelltas.
Me një popullsi prej mbi 380 000 banorësh është qyteti më i madh dhe një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të Zvicrës.


