• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUKET SIKUR SHEH NJË TOP MODELE”/ Avokatja komenton VIDEOT e Enkeleda Kapedanit: Në atë moshë…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“DUKET SIKUR SHEH NJË TOP MODELE”/ Avokatja komenton VIDEOT e Enkeleda Kapedanit: Në atë moshë…

1 June, 2021 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Emri më i diskutuar i momentit në vendin tonë është ai i Enkeleda Kapedanit, kryetares së Gjykatës së Elbasanit. Një ditë më parë në rrjet u publikuan disa video “TikTok”-u, ku kryegjyqtarja shfaqet duke pozuar gjatë orarit të punës në zyrën e saj.

Pjesën më të madhe të këtyre videove, Kapedani i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, duke u përpjekur që të nxirrte në pah dhe jetën e saj luksoze me veshje të markave të shtrenjta.

Videot e Kapedanit u komentuan ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku në studio ishte e ftuar avokatja, Elda Milori, e cila u shpreh se kemi të bëjmë me shkelje të etikës.

Sipas Milorit, ajo që duhet të diskutohet më gjerësisht, është fakti se kush i rekruton këto gjyqtarë, që para që të ngrenë çekiçin e rëndë në Gjykatë, duhet të shikojnë a plotësojnë të gjitha kriteret e etikës.

“Në rastin në fjalë të duket sikur shikon një top modele pasarale. Kur përzgjidhet një gjyqtare është kriter edhe mosha. Kjo duhet të rëndojë mbi njerëzit që i përzgjedhin për ti futur në sistem. Nuk e kanë fajin elementët apo sistemi, por ata njerëz që i rekrutojnë këta njerëz dhe i fusin në radhët e gjyqtarëve. Që të kalosh e të bëhesh kryetare gjykate, duhet të jesh gjyqtare karriere, e nuk mund të jesh në moshën 25-vjeçare. Në atë moshë nuk e ke atë rëndesë mendimi, por vetëm kur ke kaluar në të gjitha hallkat. Sistemi jonë vuan thellësisht për gjyqtarin e karrierës. Sistemi është përmbushur nga elementë të tillë që po e degradojnë nga momenti në moment”, tha avokatja e njohur.

Milori shtoi se “Gjykatat tona vuajnë për gjyqtarë kualitativ”. “Kemi gjyqtarë që kanë mbaruar shkollën, e janë të rinj, por mungojnë ata me eksperiencë, duhet të jenë gjyqtarë karriere. Gjyqtarët e rrethit duhet të jenë të rekuetruar mirë, që kur ta ngrenë çekiçin, të rëndojë tamam, jo të jetë pupël si në rastin konkret. Me gjyqtarë 22-vjeçar, atëherë sistemi është komplet i rrënuar. Këtu qëndron e keqja e rastit konkret. Mund të jetë një grua shumë e mirë, por më tepër i përket jetës së showbiz-it se sa jetës së një gjyqtari”, vijoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EUROPA ËSHTË KËTU!" Soreca sheh nga afër shkollat e rindërtuara në Laç. Rama: Po rilindin falë financimit nga BE
Previous article DETAJET/ Dalin EMRAT në luftën e përgjakshme mes shqiptarëve në Greqi, si u kërkua “koka” e Papës: Atë ose të ëmën

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT