• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË HAPET RRUGA PËR ATA QË DINË…”/ Edi Rama shkarkon nga detyra drejtorët në Bashkinë e Fierit
Home
Politikë

“DUHET TË HAPET RRUGA PËR ATA QË DINË…”/ Edi Rama shkarkon nga detyra drejtorët në Bashkinë e Fierit

8 July, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Fier, ku po zhvillon një takim me drejtues vendorë dhe deputetë të qarkut, në kuadër të fushatës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Vizita në Fier vjen pas inspektimeve që Rama kreu më herët në Vlorë, ku kanë nisur ndërhyrjet për çlirimin e hapësirave të zaptuara. Gjatë takimit, kryeministri ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për zbatimin e këtij procesi në nivel lokal.

Por, krahas mesazheve për organizim dhe efikasitet, Rama u ndal me tone të forta ndaj drejtuesve lokalë, duke kërkuar shkarkimin e disa prej drejtorëve të bashkisë së Fierit, të cilët, sipas tij, kanë dështuar në përmbushjen e detyrave dhe kanë treguar mungesë përgjegjësie në zbatimin e aksionit për hapësirat publike.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Kryeministri u ka kërkuar dorëheqjen të gjithë drejtuesve që varen nga bashkia, si dhe atyre të institucioneve të tjera vendore që nuk kanë justifikuar besimin dhe funksionin e tyre.

“Nuk mund të ecim përpara me njerëz që nuk bëjnë punën dhe nuk marrin përgjegjësi. Duhet të hapet rruga për ata që dinë dhe duan të punojnë”, mësohet të ketë thënë Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË SHKODËR/ Kapiteni hero i anijes mbytet duke shpëtuar dy turistë
Previous article NDODH NË ELBASAN/ Mori kredi duke përdorur kartën e identitetit të 19-vjeçares, shpallet në kërkim adoleshenti

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT