• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHEJ QARTËSI”/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet
Home
Politikë

“DUHEJ QARTËSI”/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

22 August, 2026 s.autor Politikë

ë parët që preken nga ndarja administrative territoriale janë organet drejtuese të KQZ, të cilët do duhet të organizojnë zgjedhjet vendore të 2027-tës. Por, sa kohë i duhet Komisionerit Ilirjan Celibashi për përgatitjen e procesit në një terren të ri?

“Do të ishte mirë që koha në dispozicion të jetë më shumë se 6 muaj, 7 muaj, 8 muaj, 9 muaj dhe nuk e di sa kohë praktikisht do të ngelet dhe nuk mund ta them sot se sa mund të afektojë në cilësinë e përgatitjeve, nga pikëpamja infrastrukturore, logjistike, organizative të zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Celibashi në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Elda Menga.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Top Channel, jep disa afate se kur duhet të miratohet reforma territoriale. Të gjitha, me sa duket, lidhen me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti.

“Nëse Presidenti cakton datën e zgjedhjeve, atëherë nuk do të kishte sens për këto zgjedhje. Nuk mund ta them dot qartësisht tani dhe me bindje se çfarë implikimesh ligjore do të kishte nëse Kuvendi do ta miratonte ndarjen e re territoriale pasi Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve. Nuk e di, do të duhet të presim zhvillimet e fillimit të sesionit të ri parlamentar në lidhje me këtë çështje, dhe nuk jam duke diskutuar në lidhje me numrin, nëse do të jenë 46, 60 apo 100 bashki, por kemi nevojë për qartësi”, tha kreu i KQZ-së.

15 bashki po e kundërshtojnë hartën e re me protesta, ndërsa opozita kërkon që ndarja e re të vendoset me referendum, skenar që përballet me kufizime kohore dhe procedurale.

“Ka disa parashikime që lidhen me datën e zgjedhjeve, me disa periudha të caktuara ndalimesh. Ti nuk mund të zhvillosh referendume në ditën e zgjedhjeve, qoftë zgjedhjeve për Kuvend apo zgjedhjeve të organeve të qeverisjes vendore. Pastaj Gjykata Kushtetuese, në fakt, është ajo që do të duhet të vendosë mbi kushtetutshmërinë e kërkesës për referendum”, theksoi Celibashi.Harta e re territoriale është në fazën e konsultimit publik. Socialistët synojnë ta kalojnë në Kuvend në tetor, muaj që përkon edhe me afatin kur Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2027, të cilat, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të mbahen në një nga të dielat mes 15 prillit dhe 15 majit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNOI TË RENË GREKE KATËR VITE MË PARË/ Arrestohet në Mal të zi shqiptari 52-vjeçar
Previous article PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT