• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende
Home
Botë

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

22 August, 2026 s.autor Aktualitet, Botë

Një gjykatë federale në SHBA ka rrëzuar vendimin e janarit të Presidentit Donald Trump që pezullonte lëshimin e vizave emigruese për shtetasit nga 75 vende, duke e cilësuar masën si të paligjshme. Vendimi u dha të premten nga gjyqtarja federale Jeannette Vargas në Manhattan. Sipas saj, politika e administratës Trump tejkalonte kompetencat ligjore të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe binte ndesh me ligjin federal të emigracionit.

Politika ishte shpallur nga Departamenti i Shtetit në janar dhe kishte prekur aplikantë për viza emigratore nga dhjetëra vende të botës. Në listë përfshiheshin vende të Amerikës Latine, si Brazili, Kolumbia dhe Uruguai, vende të Ballkanit, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë, si dhe Pakistanin, Bangladeshin dhe shumë shtete të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Karaibeve, raporton Reuters.

Gjyqtarja argumentoi se ndalimi i lëshimit të vizave vetëm mbi bazën e kombësisë së aplikantit ishte në kundërshtim me skemën ligjore amerikane. Ajo e konsideroi politikën haptazi të paligjshme. Padia ishte ngritur nga organizata për të drejtat e emigrantëve dhe aplikantë për viza, të cilët kundërshtuan pezullimin e procedurave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet
Previous article FORMULA 1/ George Russell fiton garën e sprintit në Çmimin e Madh të Holandës, Antoneli ngel jashtë podiumit

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

PËRDHUNOI TË RENË GREKE KATËR VITE MË PARË/ Arrestohet në Mal të zi shqiptari 52-vjeçar Aktualitet

PËRDHUNOI TË RENË GREKE KATËR VITE MË PARË/ Arrestohet në Mal të zi shqiptari 52-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT