Bojkoti i një grupi studentësh çdo ditë e më shumë po kundërshtohet nga studentët e tjerë që janë në një numër relativisht të madh.
Studentët e Fakultetit të shkencave Sociale kanë reaguar ashpër nëpër rrjete sociale duke shprehur revoltën ndaj atyre që po bojkotojnë mësimin. Të vetëdijshëm për pasojat ata nuk duan që ta zhvillojnë mësim në muajin gusht dhe pohojnë se bojkotin po e bejnë studentët e politizuar.
Ndërkohë shohim se si manipulohen studentët duke i konsideruar si jo të denjë për të marrë diplomë nga fakulteti dhe që po dalin nga aty pa mësuar asgjë.
Në programin e Instagramit “Story question”, tek faqja “ FSHS UT“ një student ka shkruajtur : “ Po ca shokësh na tregojnë këta, askush nga shokët që njoh nuk është për bojkot. Bojkot po bëjnë ata të politizuaritdhe po na mbajnë edhe ne të tjerëve peng.mos na bejnë keshtu moralesh të paktën”
Studenti tjetër shkruan :” Si do zëvendësohen këto ditët që nuk kemi bërë mësim ,apo do e bëjmë edhe gushtin mësim”.
/AlpeNews.al




