• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUAM TI SHOHIM…”/ Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira
Home
Rajon

“DUAM TI SHOHIM…”/ Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira

4 September, 2019 F.autor Rajon

Dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani, Ron Johnson, thanë të mërkurën në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të gatshme për zgjedhje të vështira në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ata i bënë këto komente pas takimeve më udhëheqësit politik në Kosovë në kuadër të një vizite ne rajon.

Senatori Ron Johnson tha se rruga drejt paqes e sigurisë në Kosovë është përmes një qeverie që respekton sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave dhe posaçërisht, duke siguruar një marrëveshje me Serbinë që është çelësi që hap mundësitë.

“Ne jemi këtu pikë së pari për të mbështetur qytetarët e rajonit, të Kosovës dhe Serbisë. Duam t’i shohim se do të kenë sukses”, tha ai

Senatori Chris Murphy tha se ka një marrëdhënie të posaçme që do të vazhdojë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ai tha se Kosova ka një ardhmëri me një angazhim të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë që mund të jenë partner në suksesin ekonomik të saj. Por, tha ai, janë dy gjëra të domosdoshme për ringjalljen ekonomike.

“Së pari janë reformat e brendshme, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit, përkushtimi ndaj reformës së sistemit arsimor. Por po ashtu përkushtimi ndaj bisedimeve me Serbinë. Kjo do të përfshijë zgjedhje të vështira këtu dhe në Beograd”, tha senatori Murphy duke nënvizuar se këto mesazhe do t’i transmetojnë edhe në Beograd ku do të takohen me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Presim që këto bisedime të jenë të kuptimplota dhe të frytshme. Dhe shpresojmë që të dyja palët do të kuptojnë se kërkohen sakrifica për të mundësuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve dhe që të dyja të jenë në gjendje të zhvillojnë ekonomitë e tyre”, tha ai.

Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Mattheë Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zoti Palmer, tha në fillim të javës se qëllimi i tij është t’i kthejë Kosovën dhe Serbinë “në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”. Ai ritheksoi dëshirën e Shteteve të Bashkuara që të shohin “njohjen e ndërsjellë si pikën qendrore të marrëveshjes”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet që të integrohen në Bashkimin Evropian. Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HITIT ''IDEAL''/ Rina Balaj vazhdon karrierën e saj drejt tregut ndërkombëtar
Previous article TESTIMI PËR PATRULLËN E POLICISË/ Hodaj: Fiton më i miri

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT