• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Drejtori i Policisë Ardi Veliu në Maqedoni: Luftë kundër krimit dhe trafikut
Home
Sociale

Drejtori i Policisë Ardi Veliu në Maqedoni: Luftë kundër krimit dhe trafikut

20 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë të Europës Juglindore (Southeast Europe Police Chiefs Association – SEPCA), të mbajtur në Ohër të Maqedonisë.

Në këtë event ishin të pranishëm drejtuesit e Policive të rajonit si dhe Koordinatorët kombëtarë të vendeve anëtare të SEPCA-s. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të EUROPOL-it, IOM-it, Departamentit për Sigurinë Publike në Itali, IPA-s, Sekretariatit të IISG-së, si edhe organizatave të tjera.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Oliver Spasovski vlerësoi kontributin e rëndësishëm të SEPCA-s, për rritjen e parametrave dhe standardeve të sigurisë në gjithë rajonin që përfshin vendet e Evropës Juglindore.

Pjesëmarrësit në Asamble diskutuan mbi mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave të SEPCA-s dhe strukturave të EUROPOL-it, me qëllim përgatitjen në të ardhmen, të dokumentit strategjik të SEPCA-s të quajtur ‘Sistemi i Menaxhimit të Informacionit’ (Management Information System – MIS).

Përfaqësuesi i EUROPOL-it prezantoi raportin e përgatitur nga EUROPOL-i, mbi disa nga fenomenet kryesore kriminale, të cilat cenojnë rendin dhe sigurinë publike të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të pranishmit vlerësuan gjithashtu shkëmbimin shumë të mirë të informacionit, që ekziston mes të gjithë strukturave policore, të cilat janë anëtare dhe përfaqësohen në SEPCA, si dhe mbi mundësitë për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit policor rajonal në të ardhmen, në kuadër të kësaj nisme.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pati një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Byrosë për Sigurinë Publike të Maqedonisë, Lazo Velkovski. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, luftës kundër terrorizmit, etj.

Detaje të bashkëpunimit midis dy strukturave policore të Kufirit dhe Migracionit, ishin pikë tjetër e diskutuar në këtë takim. Shqipëria dhe Maqedonia kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi, i cili synon krijimin e lehtësirave për qytetarët që lëvizin mes vendeve tona në pikat e kalimit kufitar, si dhe rritjen e rezultateve konkrete kundër fenomenit të emigracionit të paligjshëm dhe parandalimit të trafiqeve të ndryshme përgjatë linjës kufirit mes dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rekordi i Kupës së Mbretit që Messi mund ta thyejë kundër Sevillas
Previous article VIDEO/ Guri “magjik”, shkrin gozhdën në pak sekonda

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT