• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTËSIA NË DUART E GARDËS/ Përveç prokurorëve të SPAK, do të merren në mbrojtje edhe gjyqtarët
Home
Aktualitet
Kronikë

DREJTËSIA NË DUART E GARDËS/ Përveç prokurorëve të SPAK, do të merren në mbrojtje edhe gjyqtarët

14 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Garda e Republikës do të marrë në ruajtje dhe në mbrojtje jo vetëm kreun e SPAK, kreun e Gjykatës Antikorrupsion, por edhe çdo gjyqtar dhe prokuror të posaçëm që heton krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në këtë përfundim ka dalë grupi që po shqyrton masat e sigurisë, mbas u zbulua plani për të vrarë prokuroren e posaçme Doloreza Musabelliu dhe prokuroren Merita Selimi.

Në propozimet që pritet të ndryshojnë vendimin e Këshillit të Ministrave të 2019 për ruajtjen e njerëzve që hetojnë krimin e organizuar dhe të korruptuarit, përfshihet edhe ruajtja e tyre dy vjet mbasi mbyllin këtë mandat. Megjithatë veç pjesës me forca të dukshme, barra kryesore do t’i bjerë atyre agjentëve që merren me informacionin, që në rastin e prokurores së SPAK Doloreza Musabelliu u sinjalizua nga një anëtar grupi kriminal, kthyer në të penduar.

Por, nëse agjencitë e sigurisë në vend janë vendosur në alarm dhe po ndryshojnë qasje për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve nisur vetëm nga rrëfimi i një bashkëpunëtori drejtësie, apo ka edhe të dhëna të tjera, kjo do të mësohet kur dosjet e tjera të SPAK të bëhen publike. Në rekomandimet e reja mbetet i pandryshuar eskortimi i prokurorëve të rrezikuar si dhe përdorimi i sallës VIP në aeroport për prokurorët dhe gjyqtarët jo vetëm për vizitat zyrtare por edhe shërbimet.

Që takimin e dytë me dyer të mbyllura ku kanë marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, kreu i Gardës, kryeprokurori Altin Dumani është sugjeruar po ashtu që veç gardës, godina e SPAK të ruhet dhe nga Policia e Shtetit.

Diskutimet për rikthimin e policisë së bashku me gardën që ruan personalitetet shtetërore, ndodh në të njëjtën kohë kur edhe drejtoria e përgjithshme e policisë së burgjeve ka vendosur të shtojë grupin special që eskorton të paraburgosurit, nën gjykim nga kjo gjykatë. Njëherazi burgjet kanë kërkuar futjen në 41 biss të 6 të burgosurve të konsideruar jo vetëm të rrezikshëm por ende aktivë në krimin e organizuar./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI i modeles Fjoralba Dizdari: Në politikë jam ndjerë e paragjykuar. Të ndalojnë së bëri pis çdo gjë që prekin
Previous article LUFTA ME HAMASIN/ Izraeli po përgatit të vërë në punë sistemin anti-raketor me lazer, i pari në historinë botërore

s.autor

Postime të ngjashme

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës Aktualitet

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT