• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DREJTËSI E MUNGUAR”/ Berisha: Shqiptarët prej 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka pasojë vetëgjyqësinë
Home
Politikë

“DREJTËSI E MUNGUAR”/ Berisha: Shqiptarët prej 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka pasojë vetëgjyqësinë

30 October, 2025 s.autor Politikë

Gjatë debatit në Kuvend për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, kreu demokrat Sali Berisha denoncoi mungesën e drejtësisë dhe shkeljen masive të të drejtave themelore të qytetarëve në Shqipëri.

“Sot, në një vend ku Kushtetuta është kthyer në një letër të vdekur, të drejtat më themelore të njeriut janë inekzistente. Paraburgimet masive janë dëshmi e falimentimit të drejtësisë dhe e mohimit të lirisë së qytetarëve”, deklaroi Berisha.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ai theksoi se shqiptarët presin deri në 16 vite për një proces gjyqësor, një situatë që, sipas tij, nuk ekziston as në diktaturat më të ashpra.

“Kur qytetarët presin 16 vite për drejtësi, kjo drejtësi nuk ekziston më dhe pasojë e saj është vetëgjyqësia. Kur mendoj se ky mohim i kësaj të drejte ka sjellë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, ka sjellë 180 vrasje, ka sjellë 220 plagosje, ka sjellë qindra vepra të tjera penale. Drejtësia 16 vjet në pritje, është drejtësi që mungon, drejtësi që krijon ato shpërthime që ne pamë nga ekzekutimi publik në sallën e gjyqit të gjykatësit, që kurrë nuk pranohet sigurisht”.

Berisha akuzoi institucionet e drejtësisë për paaftësi dhe mungesë vullneti për reformë reale, duke përmendur edhe faktin se afati mesatar i shqyrtimit të çështjeve është shkurtuar vetëm me 16 ditë në një vit.
“Kur mendoj unë se kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron me përgjegjësi të plotë se nga një vit në vitin tjetër, afati 16 vjetor, është shkurtuar vetëm me 16 ditë ju garantoj se shqiptarët dhe qytetarët e botës në çdo vend, qoftë dhe në diktaturë, janë më të përfillur nga drejtësia e tyre se sa në Shqipëri. Drejtësi e munguar. Drejtësia 16 vjet në pritje, është drejtësi që mungon, drejtësi që krijon ato shpërthime që ne pamë nga ekzekutimi publik në sallën e gjyqit të gjykatësit, që kurrë nuk pranohet sigurisht”, nënvizoi ai.

Sipas tij, shqiptarët sot janë të privuar nga një e drejtë që e kanë gëzuar edhe në periudhat më të errëta të historisë.

“Kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që shqiptarët e kanë gëzuar që nga koha kur janë ndarë nga shoqëria para shtetërore. As në kohën e perandorisë osmane, as gjatë diktaturës, qytetarët nuk kanë pritur kaq gjatë për drejtësi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAJDE T’I NXJERRIM.."/ Debat mes Sali Berishës dhe Ulsi Manjës, ish-ministri heq xhaketën dhe…
Previous article E RËNDË/ I dehur në timon, efektivi i policisë përplas qytetaren në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT