• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA “PARTIZANI”/ PD i rikthehet çështjes së Berishës: SPAK ndaloi liderin e opozitës për 333 ditë pa asnjë provë ligjore
Home
Politikë

DOSJA “PARTIZANI”/ PD i rikthehet çështjes së Berishës: SPAK ndaloi liderin e opozitës për 333 ditë pa asnjë provë ligjore

5 July, 2025 s.autor Politikë

Partia Demokratike iu rikthye sot çështjes hetimore të Sali Berishës duke theksuar se ndalimi i liderit të opozitës për 333 ditë me masën “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, është bërë pa asnjë provë ligjore.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli, u shpreh se “dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës”.

SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore.

“Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD”, u shpreh Vangjeli.

Vangjeli theksoi se “ashtu si 570 000 qytetarë të tjerë shqiptarë, iu kthye prona e tij dhe e zhvilloi atë duke respektuar ligjin, duke paguar çdo detyrim, duke kontribuar për komunitetin me ndërtimin e kopshtit, çerdhes, sistemimin e 42 familjeve informale, si dhe duke dhuruar 4100m2 tokë për ndërtimin e një gjimnazi publik”.

Vangjeli gjithashtu e cilësoi drejtësinë me regji, ndërsa rreshtoi edhe rastet kur sipas PD-së drejtësia nuk ka vepruar.

“Dokumenti i publikuar së fundmi nga avokati i Berisha, tregon qartë se organet e drejtësisë veprojnë me urdhra politikë: Spak harton një urdhër për ekzekutimin e vendimit gjyqësor një ditë përpara se gjykata vetë të merrte vendimin. Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike”, tha Vangjeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Zbulohet laboratori për falsifikimin e pasaportave në Tiranë! Vihen në pranga babë e bir
Previous article "S'KA MË TOKË E XANUN..."/ Rama sërish sot thirrje për bizneset, publikon fotot nga “21 dhjetori”

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i Ramës: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Nga e hëna do të sekuestrohen Politikë

PARALAJMËRIMI i Ramës: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Nga e hëna do të sekuestrohen

"MERRNI SHEMBULL"/ Rama lavdëron vetëm një Bashki: Shkoni me vrap dhe mësoni Politikë

"MERRNI SHEMBULL"/ Rama lavdëron vetëm një Bashki: Shkoni me vrap dhe mësoni

SIGURIA USHQIMORE/ Rama: S’ ka më paralajmërime, nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë Politikë

SIGURIA USHQIMORE/ Rama: S’ ka më paralajmërime, nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë

Facebook Comments

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT