• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Goditja e grupeve kriminale”/ Zbardhet takimi mes Ambasadorit Cutillo dhe Kryeprokurores Marku
Home
Shqipëri

“Goditja e grupeve kriminale”/ Zbardhet takimi mes Ambasadorit Cutillo dhe Kryeprokurores Marku

5 January, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillo po zhvillon mëngjesin e sotëm një takim me Kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku një takim

Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Mësohet se temat e diskutimit mes tyre janë; mbështetja për Reformën në Drejtësi, hetim i përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimet e paligjshme ku problem mbetet ai i lëndëve narkotike. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta.

Dosja “Habilaj” dhe shumë dosje të tjera të bandave kriminale të trafikut të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë kanë çuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Njoftimi i plotë

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku dhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, z. Alberto Cutillo diskutuan paraditen e sotme mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Shqipëria e konsideron Italinë një partner shumë të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Në këtë kuadër, gjatë takimit, Prokurori i Përgjithshëm shprehu bindjen se Prokuroria Shqiptare dhe agjencitë ligjzbatuese italiane do të intensifikojnë koordinimin për hetime të përbashkëta dhe goditjen e grupeve kriminale që operojnë ndërmjet dy shteteve.

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Marku, falenderoi diplomatin italian për angazhimin e tij personal dhe të vendit të tij për nxitjen dhe kontributin në hartimin e Reformës në Drejtësi.

Zonja Marku theksoi rëndësinë e procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke u shprehur se forcimi i integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme cilësore të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar.

Një tjetër temë e rëndësishme diskutimi ishte zbatimi i plotë i ligjit “Për Dekriminalizimin”. Ambasadori italian shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për realizimin në kohë sa më të shpejtë të procesit të verifikimit të integritetit të zyrtarëve shqiptarë.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këshilltarët bashkiak të PD reagojnë kundër vendimeve të Erion Veliajt
Previous article FOTO/ Nis epoka e e-kioskave. Si të merrni dokumentat në Tiranë, duke shtypur një buton

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT