• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “5D”/ SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë
Home
Breaking News

DOSJA “5D”/ SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë

23 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tiranë– Dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë i shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “5D”.

Prokurori i çështjes, Klodian Braho, i shtoi akuzën “pastrim parash” Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve, në seancën e kësaj të hëne (23 Shtator), e cila u zhvillua në orën 10:00.
Ndërsa për Taulant Tushen, u kërkua zgjatja e afatit hetimor me tre muaj, kërkesa e cila u pranua nga gjykata, raporton gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Tre ish-drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë ‘de facto’ të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022.   Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFERA E INCENERATORËVE/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për, Arben Ahmetaj
Previous article LUFTA/ Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT