• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA E INCENERATORËVE/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për, Arben Ahmetaj
Home
Aktualitet
Kronikë

AFERA E INCENERATORËVE/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për, Arben Ahmetaj

23 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme (23 Shtator) përfundonin afatet hetimore për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim për korrupsion dhe që po qëndron jashtë shtetit i fshehur, teksa është raportuar se ka kërkuar azil në Zvicër.

Prokuroria e Posaçme njofton se shtyu me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Ahmetaj.

Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 Dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme, për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish/zëvëndës kryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër-arresti për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka përfituar shërbime të paligjshme financiare apo fizike nga biznesmeni Klodian Zoto, pronar i inceneratorit të Elbasanit.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, raportoi se hetimet do jenë në varësi të kërkesave dhe letër-porosive të dërguara për informacione shtesë në vende dhe institucione partnere.

SPAK i kërkoi GJKKO-së edhe një zgjatje tjetër të afatit me 3 muaj, pa lejuar skadimin e tij, pasi një veprim i tillë do cilësohej shkelje proceduriale dhe lironte automatikisht nga akuza ish-zv/kryeministrin.

Nëse hetimet përfundojnë, atëherë Ahmetaj apo avokati i tij thirren për komunikim akuze dhe më tej marrjen të pandehur, para se dosja të niset në GJKKO për proces.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”.

Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitiit të kaluar ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E 4 POLICËVE/ Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga burgu
Previous article DOSJA "5D"/ SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT