• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

23 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria izraelite e ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore kundër Hezbollahut të hënën, duke bombarduar objektivat e grupit militant në jug të Libanit, në lindje të luginës Beka dhe në rajonin verior në kufi me Sirinë.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një inkursioni tokësor në Liban, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se “ne do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme” për t’i kthyer në shtëpitë e veta banorët e shpërngulur nga veriu i Izraelit. Hagari u bëri thirrje banorëve të jugut të Libanit të largohen nga vendet ku është i vendosur Hezbollahu – grupit militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, ndër vite ka fshehur armë, përfshirë raketa lundruese, nëpër shtëpi dhe ndërtesa në jug të Libanit, prandaj u bëri thirrje banorëve të largohen nga ato pjesë. Hagari e paraqiti para mediave një video për të cilën tha se shfaqte pjesëtarët e Hezbollahut duke tentuar të shkrepnin raketa lundruese nga një shtëpi banimi në Liban, dhe si pasojë një sulm izraelit ndaj saj para se raketa të hidhej. “Hezbollahu po ju rrezikon. Po ju rrezikon juve dhe familjet e juaja”, tha Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan fuqishëm qyteza përgjatë kufirit jugor të Libanit, dhe madje edhe më thellë në veri të vendit, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Hezbollahu dhe Izraeli këmbyer zjarr në mënyrë intensive të dielën, pasi grupi militant libanez hodhi qindra raketa thellë brenda territorit izraelit duke iu përgjigjur bombardimeve izraelite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se bombardimet do të vazhdojnë derisa të garantohet siguria për kthimin e të shpërngulurve nga pjesa izraelite e kufirit. Hezbollahu është përballur me trysni të madhe në javët e fundit, pasi javë e kaluar mijëra pajisje komunikimi – pejxherë dhe radiolidhje – të përdorura nga pjesëtarët e saj shpërthyen.

Për shpërthimin e këtyre pajisjeve Hezbollahu e ka fajësuar Izraelin, i cili as nuk e ka pranuar e as mohuar përgjegjësinë./Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "5D"/ SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë
Previous article DETAJET E REJA NGA SHPËRTHIMI ME TRITOL NË VAUN E DEJËS/ Autori lëvizte në këmbë, u largua nga vendngjarja dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT