• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA 3.4 MILIONË EURO/ Basha sot merret në pyetje nga prokurorët belgë, PD: Është gati!
Home
Aktualitet

DOSJA 3.4 MILIONË EURO/ Basha sot merret në pyetje nga prokurorët belgë, PD: Është gati!

25 July, 2019 Delo.autor Aktualitet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot në orën 09:00 është thirrur nga prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. Për këtë hetim kanë mbërritur në Shqipëri katër prokurorë belgë të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat, raporton gazetari Arsen Rusta.

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigje për tre pyetje. Pyetja e parë është: Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe kush ia dha zotit Basha këtë informacion? Por a do të shkojë Basha nesër në prokurori?

Ende nuk dihet nëse lideri demokrat do të shkojë në prokurori, por selia blu deklaroi dy ditë më parë se Basha ka shprehur ‘gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro’, duke lënë të nënkuptuar se do të paraqitet.

Po sipas PD-së, kryetari i opozitës është shprehur i “gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Zoti Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet në pritje të rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit” thuhej në reagimin e selisë blu.

Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në “Toyota Yaris” pa targa. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e “Toyota Yaris”.

Hetimet për “ToyotaYaris” ku u sollën nga Belgjika 3.4 mln euro po kryhen në dy vendet. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dy dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris.  Katër të arrestuarit në Shqipëri  janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Gjyqtari Luan Hasnezirin i cili pranoi kërkesën e Prokurorisë për të marrë në pyetje kryetarin e PD-së Lulzim Basha, për llogari të gjykatës belge për dosjen “Toyota Yaris”, u shkarkua më pas nga vettingu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN I MADH PO KTHEHET/ Ja formacioni i Giampaolos për sezonin e ri (FOTO)
Previous article AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË ELBASAN/ Makina pëson dëmtime të madha, ka të plagosur (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT