• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËZOHET OPOZITA/  PD-LSI kalojnë pushtetin vendor në mënyrë paqësore, rrotacion edhe brenda PS
Home
Politikë

DORËZOHET OPOZITA/ PD-LSI kalojnë pushtetin vendor në mënyrë paqësore, rrotacion edhe brenda PS

3 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit po fillon ta njohë edhe opozita. Pavarësisht se PD-LSI bënin thirrje për rezistencë, duke kërkuar nga bashkitë e tyre të mos i lironin zyrat, tashmë janë tërhequr. Një gjë e tillë u duk qartë ditën e djeshme, ku në bashkitë e drejtuara nga opozita zyrat janë liruar pa asnjë problem.

Në Kukës, ku PD kishte paralajmëruar qëndresë dhe protesta, betimi i kryebashkiakut Safet Gjici është bërë qetësisht në sallën e mbledhjeve në godinën e Prefekturës. Më pas, Gjici u fut në zyrën e tij, ku nuk kishte asnjë përfaqësues të PD, por vetëm sekretari. I pranishëm në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të Kukësit ishte ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Një tjetër bashki që kaloi pushtetin në mënyrë paqësore ishte dhe ajo e Skraparit. Ndonëse kjo bashki drejtohej nga LSI, betimi i Adriatik Memës u bë në sallën e Këshillit Bashkiak, ku pushteti vendor u kalua në mënyrë paqësore dhe pa rezistencë. Ditën e djeshme u konstituua edhe Këshilli Bashkiak.

Një tjetër bashki e drejtuar nga LSI ishte dhe ajo e Përrenjasit. Ish kryebashkiakja Miranda Rira bëri thirrje për rezistencë, ku deklaroi se nuk do ta lironte zyrën, me argumentin se do zbatoj dekretin e presidentit. Por pavarësisht kësaj deklarate, kreu i ri i bashkisë, Nuri Belba u betua ditën e djeshme në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli”.

Po ashtu, në Përrenjas u konstituua edhe këshilli bashkiak. Një tjetër bashki që kaloi pushtetin ishte edhe ajo e Matit. Betimi i kryebashkiakut të ri Agron Malaj u shoqërua vetëm me një protestë të demokratëve, por pa shënuar asnjë incident. Ndërkohë që edhe Juliana Memaj u betua ditën e djeshme për të marrë drejtimin e Bashkisë Ura Vajgurore për 4 vitet e ardhshme.

Por kalim të pushtetit vendor kishte edhe brenda socialistëve. Qazim Sejdini, pas 12 viteve në krye të Bashkisë Elbasan, ia ka dorëzuar drejtimin e saj Gledjan Llatjas. Ceremonia e betimit të tij u bë në ambientet e bashkisë, ku i pranishëm ishte kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla dhe deputetja e zonës Evis Kushi.

Po ashtu, edhe Vangjush Dako ia dorëzoi Durrësin Valbona Sakos, e cila do të drejtojë bashkinë për 4 vitet e ardhshme. E pranishme në ceremoninë e betimit ishte zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E FESTIM LATOS/ Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë kishte ushtri private, deputetët holandezë: Ku janë armët?
Previous article "TË SHKOFTË GJITHÇKA MBARË"/ Transferim i veçantë për talentin e Shpresave, merr urim edhe nga Roberto Karlos (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT