Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmë nga arratia në Zvicër me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama. Ahmetaj e konsideroi veten ‘kurban’ të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, ndërsa denoncoi disa afera të qeverisë Rama me porte, aeroporte, zona të lira ekonomike, terminale, tunelin, KAYO-n, AKSHI-n etj.
Në muajin korrik të vitit 2018, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave, ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, një parajsë fiskale, e frekunetuar shpesh nga Tigri. Në një kohë kur paga e tij si ministër ishte rreth 2 mijë euro, Ahmetaj për një muaj ka shpenzuar 93 mijë euro në bixhoz.
676.2. Të dhënat e letër porosisë. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dosje.
Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e prezantuar veten si Ministër Financash.
(Kazino Dragonara)
Ndërkaq, SPAK ka evituar aspekte të tjera të konstatuara, të cilat me sa duket nuk i ka parë me interes për hetimet.
Konkretisht në skenë del një moderator i njohur, i cili kontrakton vajza të showbizit për llogari të Arben Ahmetajt dhe rrethit të tij.
Vajzat e ekranit kontraktoheshin nga kodoshi i mediave për t’u bërë pjesë e lojërave seksuale në vila luksoze në Tiranë, bregdet, por edhe jashtë vendit.
Në dosjen për korrupsionin e Arben Ahmetajt, krahas korrupsionit sistematik dhe pastrimit masiv të parave, konstatohet edhe konsumimi i pijeve alkoolike, verëra të shtrenjta, shërbime ekstra në hotele me 5 yje, udhëtime me makina luksoze, udhëtime me charter etj./



