• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI/ A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit? Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës
Home
Politikë

DOKUMENTI/ A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit? Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës

22 August, 2020 F.autor Politikë

Të dhënat e siguruara nga Gazeta “Shqip” si dhe një seri deklaratash të eksponentëve socialistë, kane zbuluar kompani farmaceutike të lidhura me ish Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili. Ky i fundit vazhdimisht poston statuse në rrjetet sociale, kundër korrupsionit qeveritar dhe mënyrën sesi tenderohen fondet publike.Por ndërkohë vetë Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tendera kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi. Partia Socialiste kur ishte në opozitë deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së Ministrit.

Sipas thesarit të shtetit, vetëm gjatë vitit 2010 kompania “Megapharma Shpk” pati përfituar 9 milionë euro në tenderë publikë në fushën e shëndetësisë, ku Ministër ishte kushëriri i tij, Petrit Vasili. Ky ishte një konflikt i hapur interesi, pasi nëpërmjet lidhjeve nepotike, dyshohej se po eleminoheshin dhjetra kompani që garonin në tendera. Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2012, ku vijonte si Ministër Vasili, kushëriri i tij Luçi (Rasim Hamzaraj) përthithi edhe 4 milionë euro nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i

Tenderat e fituara nga “Megapharma SHPK”, në vitin 2012

Këtë lidhje nepotike korruptive, e denoncoi disa herë deputeti Eduard Shalsi.

“Në vitin 2009 kompania Megapharm, e cila për hir të së vërtetës operon prej vitesh në tregun e ilaçeve, ka fituar një numër tenderësh, shuma e të cilave arrin në shifrën prej 1 000 000 euro,” ka deklaruar Shalsi në 15 nëntor 2010.
“Ajo që e komplikon pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë është se po kjo kompani përgjatë vitit 2010 dhe vetëm deri në korrik, ka fituar tenderë jo me në shifra të ngjashme por e dini sa?  9 000 000 euro. Po po plot 9 000 000 euro“ shtoi ai.

Edhe ish deputeti socialist Eltar Deda, gjatë një interpelance në parlament në Korrik 2010, përmendi lidhjen Vasili-Hamzaraj. “Unë mund t’ju them se “Megapharm” është një kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, i cili është vetë i familjes suaj dhe drejt kësaj kompanie dhe drejt këtij distributori janë adresuar të gjitha tenderët dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive,” kas deklaruar Deda, sipas faqes zyrtare te Partisë Socialiste.I njëjti trend përfitimesh të fondeve publike, vijoi edhe gjatë bashkëqeverisës PS-LSI, ku Petrit Vasili mbante postin e anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar gjate vitit 2016, nje auditim përformance mbi prokurimet publike te kryera gjate vititeve 2014-2015 në ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e saj te varësisë.

Sipas raportit mbi kontrollin e KLSH, kompania “Megapharma Shpk”  rezulton të ketë marrë mbi 60% të kontratave prej këtyre prokurimeve.Duke verifikuar kohën e kryerjes së këtyre prokurimeve rezulton se ajo përputhet, madje paraprihet gjithnjë me qendrime të ashpra e deri bllokuese të Petrit Vasilit si kryetar i grupit  parlamentar i LSI por në rolin e anëtarit te komisionit te Shëndetësise në Kuvend.Kur i rikthehesh zhvillimeve të fundit, pyetja që ngrihet është nëse qytetarët duhet të vijojnë e t’i besojnë politikanëve si Petrit Vasili, i cili interesin vetjak dhe familjar e ka vënë përpara atij publik?! Gazeta Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA MAMA NJË BRETKOSË..."/ Klea Huta poston FOTON e veçantë të djalit në plazh
Previous article SITUATA E COVID-19/ Silva Bino: Vazhdon qarkullimi i dendur i virusit, nuk ka ndryshuar dhe nuk është zbutur

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda Politikë

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës Politikë

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

KUVEND/ Bardhi: Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve! Nëse keni frikë, mos hajdeni në Kuvend... Politikë

KUVEND/ Bardhi: Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve! Nëse keni frikë, mos hajdeni në Kuvend...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT